Mehmet Pushtuesi shndërroi katedralen e Shën Sofisë në një xhami pas pushtimit të Konstandinopojës në 1453. Ishte një veprim simbolik.
Që nga ndërtimi i saj në shekullin e gjashtë, ka pasur histori të ndryshme që nuk kanë lidhje me ndërtimin, shumë pak kanë të bëjnë me historinë e saj dhe akoma më pak me fenë.
Gjysmë mijëvjeçari pas konvertimit nga Mehmeti, Kemal Ataturk kreu një konvertim të ngjashëm: ktheu shtetin turk në laik dhe të njëjtën gjë bëri edhe me Shën Sofinë.
Më 24 nëntor 1934 – në të njëjtën ditë kur ai u shpall ‘Ataturk’ (Babai i Turqve) – Këshilli i Ministrave të Turqisë vendosi që ndërtesa të kthehej në një muze:
Për shkak të rëndësisë së saj historike, shndërrimi i xhamisë Shën Sofia… në një muze do të kënaqë të gjithë botën Lindore; dhe shndërrimi i saj në një muze do të bëjë që njerëzimi të fitojë një institucion të ri dije.
Kjo i përshtatej misionit të Ataturk për të riformuar Turqinë moderne si pjesë të civilizimit perëndimor. Por nga ana tjetër ka pasur thirrje të vazhdueshme për kthimin e Shën Sofisë në një kishë për pjesën më të madhe të gjysmës së shekullit të kaluar, transmeton abcnews.al
Një artikull i vitit 1877 në New York Times citonte: ‘Sa shpejt gjysmëhëna mbi Shën Sofinë do të zëvendësohet me kryq, ose sa shpejt minaret do të hiqen plotësisht.’
Një artikull i vitit 1912 në të njëjtën gazetë parashikonte që bullgarët, së shpejti do të vendosnin kryqin në majë të Shën Sofisë.
Ideja e konvertimit të Shën Sofisë në kishë, mishëronte aspiratat europiane për Stambollin. Pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore dhe shpërbërjes së Perandorisë Osmane, kjo gjë u duk se mund të arrihej.
Në vitin 1921 u mbajt një meshë në katedralen e Shën Gjonit në New York me klerikë Ortodoksë dhe Episkopalë që luteshin në gjashtë gjuhë (Hungarisht, Greqisht, Arabisht, Rusisht, Serbisht dhe Anglisht) për restaurimin e tij.
Shërbime të ngjashme u kryen edhe në Uashington DC, St Louis, Detroit, Newark, Filadelfia dhe Çikago. Pothuajse të gjithë perëndimorët shprehën të njëjtën dëshirë. Dikush mendon nëse shekularizimi i ndërtesës nga Ataturk ishte si një kompromis, një strategji mbrojtëse kur përballesh me dëshirat e unifikuara të Perëndimit të Krishterë. Një shekull më vonë, Shën Sofia mbetet muzeu më i popullarizuar në Turqi.
Në nëntor 2011, Shën Sofia u rihap si një xhami. Për dekada ajo funksionoi si një muze, derisa u zbatua ligji, ku sipas të cilit Shën Sofia nuk kishte qenë zyrtarisht muze, duke lejuar shndërrimin e saj.
Më 29 maj, në përvjetorin e pushtimit të Konstandinopojës, mijëra muslimanë të devotshëm janë lutur jashtë monumentit të Stambollit, duke thirrur, ‘Hiqni zinxhirët! Le të hapet Xhamia Shën Sofia’
Siç tha udhëheqësi i tyre Salih Turhan në 2012, “Mbyllja e Xhamisë së Shën Sofisë është një fyerje për popullsinë tonë kryesisht muslimane, prej 75 milion. Ajo simbolizon keqtrajtimin tonë nga Perëndimi. ‘ Ndërkohë, Këshilli i Shën Sofisë në Amerikë vazhdoi të lobonte në Kongresin Amerikan për të mbështetur rihapjen e Shën Sofisë në një kishë Ortodokse.
Në vitin 2013 u njoftua se Shën Sofia në Trabzon do të rihapej përsëri si një xhami. Ndërtesa e shekullit të 13-të ishte një muze dhe konvertimi duket se është nxitur vetëm në bazë të emrit.
Një forcë kryesore e cila qëndronte pas konvertimit, Adnan Ertem, tha së përveç Shën Sofisë në Turqi, funksionojnë 5 xhami të tjera, ndërsa dy janë ‘joaktive’ (domethënë Muze), duke e quajtur “pronarin e tyre” aktual, Ministrin e Kulturës, një ‘forcë pushtuese’ , transmeton abcnews.al
Mbështetja për rihapjen e Shën Sofisë të Stambollit është cilësuar si testi i një besimtari të vërtetë.
Debati brenda Turqisë është zhvilluar tërësisht në terma fetarë dhe përgjigjja ka qenë kryesisht fetare, e nxitur nga perceptimi i gabuar i Shën Sofisë si një ndërtesë e krishterë.
Në të vërtetë, shumica e reagimeve jashtë Turqisë kanë qenë nga organizata të krishtera.
Shkrimet nacionaliste, fetare ose shkrime të tjera selektive të trashëgimisë kulturore në mënyrë efektive fshijnë kujtesën historike dhe shkëpusin lidhjet me të kaluarën. Dikush pyet veten nëse ky është nënteksti i agjendës aktuale.
Bazilika e shekullit të pestë të Shën John Stoudios është kisha më e vjetër që ka rezistuar në Stamboll. Pasi u shkatërrua nga zjarri në 1894, mbetjet e saj nuk janë dokumentuar kurrë siç duhet. Një grup parlamentar ka deklaruar që bazilika duhet të rindërtohet si xhami.
Arap Camii, fillimisht kisha Dominikane e shekullit të 14-të në Galata, pësoi dëme të vogla në tërmetin e vitit 1999 i cili zbuloi edhe disa pjesë të saj. Afresket dhe mozaikët e saj unikë ndërthurin tiparet e pikturës italiane dhe të Konstandinopojës , duke demonstruar marrëdhëniet e ngushta të punës së artizanëve bizantinë dhe italianë të Bizantit të vonë dhe marrëdhëniet komplekse politike të asaj periudhe.
Pikturat u zbuluan dhe u ruajtën në 2011. Dikush mund të pyesi veten nëse ky do të jetë fati i së kaluarës së pasur dhe heterogjene të Turqisë. s.ba/abcnews.al