Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Muza e Kadaresë ishte Shqipëria”, Begaj vizitë në Shtëpinë Muze të shkrimtarit në 90-vjetorin e lindjes

schedule12:12 - 28 Janar, 2026

schedule 12:12 - 28 Janar, 2026

“Muza e Kadaresë ishte Shqipëria”. Këtë e shprehu Presidenti Bajram Begaj, ndërsa ishte këtë të mërkurë në Shtëpinë Muze të Ismail Kadares, në përkujtimin e 90 vjetorit të lindjes së shkrimtarit.

“Ai pati fuqinë e magjisë që me penën e tij të nxjerrë nga thellësitë e historisë mitet, kujtesën dhe dinjitetin e kombit tonë e t’i shndërronte në letërsi të papërsëritshme botërore,” tha Begaj

Në shtëpinë muzë në Tiranë, kolosi i letrave shqipe shkroi pjesën më të madhe të veprave të tij. Aty gjenden gjurmë të krijimtarisë së tij dhe jetës me fëmijët e tij, sic janë vizatimet dhe fotot familjare. Përveç librave, kudo në shtëpi, janë dhe citate të shkëputura prej tyre apo dhe librat e bashkëshortes së tij, Helena Kadare.



Në këtë vitit të tijën, kreu i shtetit, në fund shprehu se besimin se fëmijët dhe të rinjtë duhet të edukohen me letërsinë e Kardresë.

Shkrimtari Ismail kadare ndërrkoi jetë më 1 korrik të 2024, duke lënë pas një vepër të madhe, që lexohet në mbi 40 gjuhë të botës dhe vlerësime nga më të larta, edhe ndërkombëtare.

Kolosi i letrave shqipe është dekoruar nga institucioni i Presidentit të Republikës me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!