Mutacioni “M” po “merr” SHBA-në, ku po përhapen versionet e tjera të Covid

schedule12:37 - 7 Shtator, 2021

schedule 12:37 - 7 Shtator, 2021

Mutacioni i ri “M” i koronavirusit po “çan” territorin amerikan, pasi, sipas revistës “Newsweek”, ai tashmë është zbuluar në 49 shtete amerikane, me përjashtim të Nebraskës.

Mutacioni i ri “M” ose “B.1.621” u njoh këtë javë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si një “variant me interes”, por jo si një “variant shqetësimi” si mutacioni “Delta”. Ai u zbulua për herë të parë në Kolumbi në janar dhe, deri më tani, raste janë raportuar në pesëdhjetë vende.

Zyrtarët shëndetësorë në Shtetet e Bashkuara besojnë se mutacioni i ri “M” është më ngjitës se mutacioni “Delta” dhe është rezistent ndaj vaksinave.

California ka numrin më të madh të rasteve të një mutacion të ri ‘M’: 384. 167 nga këto raste janë regjistruar në Los Angeles.

Për profesoreshën Barbara Ferrer , Drejtoreshë e Shëndetit Publik në Los Angeles, “kjo është ajo që e bën vaksinimin dhe mbrojtjen e qytetarëve aq të rëndësishme.”

“Këto janë veprimet që prishin zinxhirin e transmetimit dhe kufizojnë përhapjen e COVID-19, e cila lejon që virusi të pësojë mutacion në diçka që mund të jetë më e rrezikshme.”

Nga ana e tij, Dr. Anthony Fauci , epidemiolog kryesor në Shtetet e Bashkuara, theksoi se zyrtarët shëndetësorë po monitorojnë nga afër mutacionin e ri “M”, edhe pse ai është larg nga të qenit lloji dominues i COVID-19 në Shtetet e Bashkuara.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, deri më tani janë identifikuar katër mutacione të koronavirusit që janë shqetësuese: Mutacioni “Alpha”, i zbuluar për herë të parë në Kent, Britani të Madhe dhe që u shfaq në 193 vende, mutacioni “Beta”, i cili është regjistruar në total në 141 vende, mutacioni “Gama” në 91 vende dhe mutacioni “Delta” në 170 vende.

Mutacioni “M” është i pesti me radhë në të cilin organizata ndërkombëtare, OBSH po përqendron vëmendjen e saj. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!