Mutacioni i ri i Covid, BE pezullon udhëtimet nga Afrika e Jugut

schedule10:03 - 26 Nëntor, 2021

schedule 10:03 - 26 Nëntor, 2021

BE ka pezulluar udhëtimet nga vendet e Afrikës së Jugut, në një përpjekje për të mbrojtur vendet anëtare nga varianti i ri, sipas një deklaratë të presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.


Sipas shkencëtarëve, ky variant i ri i Covid-it, ka “numër jashtëzakonisht të lartë” të mutacioneve, mund të shkaktojë valë të re të sëmundjes duke i shmangur sistemet mbrojtëse të organizmit. Ai dyshohet se u zhvillua në trupin e një të infektuar me HIV AIDS.

Varianti i ri ka shkaktuar shqetësim serioz te disa hulumtues për shkak të numrit të madh të mutacioneve, që mund ta ndihmojë virusin që ta shmang sistemin imunitar. Rastet e para me këtë variant u identifikuan në Botsvanë më 11 nëntor, ndërsa rasti i parë në Afrikën Jugore u regjistrua tri ditë më vonë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!