Mustang Mach-E GT,”bisha” që konkurron Tesla-n debuton në Evropë

schedule09:36 - 29 Shtator, 2020

schedule 09:36 - 29 Shtator, 2020

Ford ka prezantuar për herë të parë në Evropë Mustang Mach-E GT me performancë të lartë, që arrin një shpejtësi deri në 100 km /orë në 3.7 sekonda. Mach-E GT përfshin një bateri 88 kwh me autonomi elektrike të parashikuar në protokollin WLTP deri në 500 kilometra. Shpejtësia nga 0-100 është e barabartë me atë të Tesla Model Y dhe shpejtësia maksimale e makinës shkon deri në 200 km /orë.

Modeli mbështetet nga sistemi Inteligjent Range, që parashikon më saktë autonominë duke përdorur të dhëna si zakonet e mëparshme të shoferit, parashikimet e motit, por edhe të dhëna nga Mustangët e tjerë elektrikë. Një kabllo lëvizëse e përbërë nga dy motorë elektrikë që japin 465 kuaj fuqi shpërndan çiftin rrotullues të disponueshëm prej 830 Nm, pavarësisht nga boshtet e përparme dhe të pasme për një reagim më të shpejtë.

Ford Mustang Mach-E GT do të jetë në dispozicion në Evropë në fund të vitit 2021. Mustang Mach-E 1400 plotësisht elektrik, një prototip me më shumë se 1.400 kuaj fuqi, bëri gjithashtu debutimin e tij evropian në Rotterdam.

Aerodinamika e Mach-E 1400 është optimizuar me përdorimin e paneleve të përshtatshme në pikat e duhura, ndërsa shtatë motorë i ofrojnë shoferit aftësinë për konfigurime të ndryshme që i përgjigjen një shumëllojshmërie skenarësh të drejtimit. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!