Schalke 04 pritet të bjerë nga kategoria këtë sezon dhe si pasojë Shkodran Mustafi do kërkojë për një tjetër klub për të vazhduar karrierën e tij. Kontrata e tij me gjermanët përfundon në fund të sezonit.
Inter ka arritur të ketë në skuadër disa mbrojtës me cilësi të mëdha, por për të luftuar në të gjitha frontet duhen më shumë alternativa dhe eksperiencë dhe Mustafi vjen si paketë.
Për zikaltërit afrimi i tij do kishte kosto minimale sepse vjen si lojtar i lirë. Nëse kalon te Interi, për Mustafin do ishte një rikthim në Serie A, pasi më parë ka luajtur për Sampdorian. /abcnews.al