Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mustafaj për 2 Prillin: Nuk u bë drejtësi me seriozitet, ministri i fundit komunist sot kryeparlamentar

schedule12:18 - 2 Prill, 2021

schedule 12:18 - 2 Prill, 2021

Në studion e ABC, me Juli Xhokaxhi, Mustafaj tha se nuk është bërë drejtësi me seriozite, duke theksuar se ministri i fundit komunist është sot kryetar Kuvendi.

Mustafaj theksoi gjithashtu se një nga dëshmorët, Arben Broci ishte një yll në ngjitje në atë kohë dhe jo rastësisht e zgjodhi snajperi.



“2 prilli erdhi si hakmarrje. Ishte një reagim i inatit të akumuluar gjatë atyre muajve ku shënohet edhe humbja e Ramiz Alisë. Masakra e Shkodrës pasqyron këtë gjë. Protesta e Shkodrës pasqyron një lloj zhgënjimi që patëm ne. Por kuptuam sa i ngadalshëm ishte ndryshimi i mentalitet të shoqërisë.

Drejtësia nuk është bërë kundër masakrës së 2 prillit. Nuk u bë drejtësia me seriozitet. Është e pafytyrueshme që ministri i fundit komunist të jetë sot kryetar parlamenti. Në Shqipëri ka ndodhur çka lidhet me shumë arsye dhe një nga të cilët është moszbatimi i ligjit të lustracionit.

Ata ishin të gjithë demokratë. Arben Broci ishte  drejtuesi i PD në Shkodër. E sigurt që Arben Broci që ishte një yll në gjithë, ai nuk u godit aksidentalisht. Arben Broci është zgjedhur nga snajperi. Një proces gjyqësor u bë. Por mandëshkueshmëria në këtë rast çon në një lloj i pandëshkueshmërie të gjithë të kaluarës,” tha ai. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!