Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Mustafa thotë se me dialogun do të udhëheq Hoti dhe jo Thaçi

schedule22:41 - 2 Qershor, 2020

schedule 22:41 - 2 Qershor, 2020

Kryetari i LDK-së,  Isa Mustafa ka theksuar se dialogu me Serbinë  do të udhëhiqet nga qeveria e Kosovës.

Kjo gjë sipas tij është e qartë në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Sa i përket dialogut unë nuk do të pajtohesha që dialogun e udhëheq presidenti dhe se në dialog sfidohet presidenti. Ne e kemi të qartë se dialogu mbi bazën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese i takon ta bëjë qeveria e Republikës së Kosovës. Ndërkaq presidentit i takon hisja e dialogu gjithashtu sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese i cili thotë se qeveria drejton politikën e jashtme në konsultim me presidentin e vendit. Përgjegjësinë për dialogun edhe në programin qeverisës i cili është përgatit me partnerët e kësaj qeverie do ta merr qeveria e Republikës së Kosovës”, theksoi Mustafa.



Gjithahstu kryeministri i ardhshëm Hoti, është shprehur se është i gatshëm të udhëheqë dialogun./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!