Kreut të LDK-së Isa Mustafa është i infektuar me koronavirus, por fatmirësisht duket se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.
Kështu ka thënë për lajmi.net zyrtarja për komunikim me publikun në
Gentiana Azemi, përgjegjësja e zyrës së komunikimit publik në LDK ka konfirmuar se Mustafa ndodhet në shtëpi në vetë izolim.
“Gjendja e kryetarit Mustafa është e mirë. Është në vetizolim në shtëpinë e tij”, ka thënë Azemi.
Mustafa pak ditë më parë kishte konfirmuar se ishte prekur nga koronavirusi, ku edhe kishte deklaruar se ishte izoluar.
“Sot, pas analizave të kryera, kam rezultuar pozitiv me COVID-19. Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur. Ditët në vijim do të jem i izoluar. Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal!”, ka shkruar pak ditë më parë kryetari i LDK-së në Facebook. /abcnews.al