Mustafa kritikon Kurtin: Askush nuk është i pari, nëse duhet të barrikadohet për t’u takuar me qytetarë

schedule11:20 - 2 Shkurt, 2021

schedule 11:20 - 2 Shkurt, 2021

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka reaguar për ngjarjen që ndodhi dje, kur Albin Kurti në Skenderaj u prit me thirrje kundër tij.

Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka thënë se, nuk na ka hije të mbajmë zgjedhje të rrethuar me polici, me njësi speciale, zgjedhje nën tytat e armëve, njëzet e një vjet pas çlirimit.

“Zgjedhet janë shprehje e lirë e qytetarëve për parlamentin e tyre. Nuk na ka hije të mbajmë zgjedhje të rrethuar me polici, me njësi speciale… zgjedhe nën tytat e armëve, njëzet e një vjet pas çlirimit!?

Zgjedhjet me dhunë nuk janë zgjidhje. Askush s’është i pari nëse duhet të barikadohet për t’u takuar me qytetarët dhe askush nuk e meriton të dal i pari, në qoftë se mendon se një komune apo një territor është pashallëk i tyre.

Dhuna prodhon dhunë. Më së paku demokraci. Me protagonistët e dhunës dhe kërcënimeve, në hygjymin e tyre për pushtet, po rrëshqasim keq në hasmëritë e kohës së viteve të pasluftës. Kjo nuk na nevojitet. Çdo fitore e tillë eventuale, e kujdo qoftë, është humbje.

Kosovës i nevojiten zgjedhje demokratike, jo popullizëm i shfrenuar!”, shkruan Mustafa./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!