Musliu: Perëndimi e ka llastuar Serbinë

schedule11:09 - 29 Prill, 2023

schedule 11:09 - 29 Prill, 2023

Njohësi i sigurisë, Agim Musliu, ka thënë se Serbia gëzon një ekonomi të dobët por mbijeton vetëm falë mbështetjes perëndimore.

Sipas tij, gabimi i Perëndimit është se e ka llastuar shumë Serbinë, ndërsa serbët kanë vetëm një aftësi: Gënjeshtrën.

Postimi i tij:

Kjo kartmonedhë ka qenë reale. Vlera e saj nuk ka qenë më e madhe sesa 50 €. Është përdorur në vitet 90-ta në ish-Jugosllavi, përkatësisht në Serbi. Një shtet që ka kartmonedhë me kaq shumë zero, e të cilat për t’i numëruar duhet marrë një laps, është shtet dështak.

As sot Serbia nuk ka një ekonomi më të mirë. Ajo nuk ka të gjallë pa përkrahjen perëndimore. Por, gabimi i Perëndimit me të është se e ka llastuar shumë.

Aftësia e vetme e serbëve është rrena! Sikurse në dinarët e tyre… ata mendojnë që vlera e tyre rritet me zero, pa e ditur që sado shumë zero të ketë, numri që i rrit zerot është i pari, ai që u paraprin atyre.

E në kuptimin figurativ, ky numër është të qenët i njerëzishëm, të qenët human. Gjithçka tjetër është vërtet zero!