Musliu për helmimet: Qytetarët e Deçanit të mos shqetësohen për sigurinë kombëtare

schedule11:14 - 15 Korrik, 2021

schedule 11:14 - 15 Korrik, 2021

Drejtoria e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka raportuar ditën e sotme për situatën me helmimet në Deçan, ku mbi 1500 qytetarë kërkuan trajtim mjekësor.

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrje e AKI-së Ganimete Musliu, pas mbledhjes së zhvilluar të këtij komisioni ka qetësuar qytetarët duke theksuar se nuk duhet të ketë panik nga qytetarët e Deçanit sa i përket sigurisë nacionale.

Lexo edhe: Mbi 1500 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, nisin hetimet për helmimet në Deçan

“Sot kishim një raportimin me drejtorin e AKI-së Petrit Ajeti, i cili na njoftoi për gjendjen e krijuar në Deçan. Si komision kemi qenë të shqetësuar për gjendjen e krijuar dhe jemi të angazhuar në këtë çështje. Po ashtu duam të sigurojmë qytetarët e Kosovës për sigurinë kombëtare”, ka thënë Musliu.

Ndërkohë theksoi se ende është herët që të konsiderohet helmin sepse analizat ende nuk e kanë vërtetuar diçka të tillë.

“Theksoj me bindje të plotë se tek qytetarët e Deçani nuk duhet të ketë panik përsa i përket sigurisë kombëtare. AKI është në krye të detyrë dhe me të gjitha kapacitetet është duke vëzhguar çdo lëvizje. Ende nuk ka të dhëna përfundimtare për të sqaruar këtë situatë dhe për të kuptuar saktë se çfarë po ndodh”, tha më tej ajo./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!