Granit Xhaka mund të largohet në verë nga Arsenali dhe emri i tij ka nisur të lakohet edhe më shumë në media. Në Angli shkruajnë për një interesim të Newcastle, ndërkohë që në Zvicër raportohet nga televizioni kombëtar, RSI, se mesfushori po shikon për shtëpi në Milano.
Kuqezinjtë shikohen si një opsion për të ardhmen e Xhakës, i cili tek Arsenali pati probleme me tifozët dhe iu heq edhe shiriti i kapitenit. Te Milani po mendojnë të shesin Kessie. Afrikani nuk është preferuar nga Pioli në ndeshjet e fundit dhe për të ka pasur interesim konstant nga klubet angleze.
Xhaka, me eksperiencën e tij mund të bënte shumë punë për Milanin. Nga ana tjetër edhe Interi është duke kërkuar për një mesfushor të fortë dhe e çuditshme është si emri i mesfushorit të Zvicrës nuk është lidhur me zikaltrit. /abcnews.al