Tik Tok ka pergenjeshtruar Lajmin e publikuar nga Bloomberg se Elon Musk do te bleje rrjetin social I cili rrezikon mbylljen ne SHBA pas 19 Janarit.
Shpresa e fundit për Byte Dance e cila zoteron kete rrjet social mbetet vendimi i Gjykatë së Lartë e cila mund të shtyjë afatin për mbylljen e platformës përtej dates 19 janar, pas pretendimit se mbyllja e platformes shkel amendamentin e pare te Kushtetutes per lirine e fjales.
Një ligj I miratuar me mbështetje dy partiake vitin e shkuar kushtëzoi Tik Tok që të shiste aksionet ose në të kundërt ky rrjet social do të mbyllej në Shtetet e bashkuara të Amerikës. Departamenti amerikan i Drejtësisë ka argumentuar se kontrolli kinez mbi TikTok-un paraqet kërcënim për sigurinë kombëtare, një qëndrim që është mbështetur nga shumica e ligjvënësve amerikanë.
Platforma e cila ka mbi 170 milione perdorues ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes sinjalizoi javen e shkuar se nuk po planifikonte te shiste aksionet ne menyre qe te vijonte te funksiononte ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Megjithate Raportimi me I fundit nga Bloomberg se Elon Musk ishte ne bisedime per te blere rrjetin social vjen pasi njeriu me I pasur I Botes eshte bere pjese e qeverise se Republikanit Donald Trump.
Vete presidenti I zgjedhur Amerikan eshte shprehur se Tik Tok nuk duhet mbyllur ne Shtetet e Bashkuara edhe per pak kohe. Trump I ka kerkuar Gjykates se Larte qe te shtyje afatin per mbylljen e platformes Kineze.Edhe vete Elon Musk I cili zoteron platformen X, deklaroi ne prill te vitit te shkuar se Tik Tok nuk duhej te mbyllej ne Shtete e Bashkuara te Amerikes. Bloomberg ka raportuar se Elon Musk eshte ne bisedime per te blere vetem aksionet e Kompanise Kineze ne SHBA dhe do te bashkedrejtonte platformen bashke me kompanine meme ByteDane ne Pekin. Pergjate javes se shkuar mediat nderkombetare raportuan se ne listen per te blere rrjetin social ishin edhe miliarderi Frank McCourt si dhe gjytari I formatit te njohur televiziv “Shark Tank” Kevin o’Leary.