Elon Musk ka bërë thirrje që Nigel Farage të zëvendësohet si kreu i partisë së ekstremit të djathtë Reforma në Mbretërinë e Bashkuar, vetëm disa javë pas thashethemeve se miliarderi ishte në bisedime për të dhuruar një shumë të konsiderueshme për partinë.
Në një postim në platformën e mediave sociale X, Musk tha se Farage “nuk ishte i kualifikuar” për të udhëhequr partinë.
Farage mbrojti Musk në një intervistë me BBC të dielën, duke thënë se “liria e fjalës është kthyer” pasi biznesmeni kritikoi reagimin e qeverisë britanike ndaj bandave të shfrytëzimit të fëmijëve.
Megjithatë, lideri i Reform UK është distancuar nga mbështetja e Musk për Tommy Robinson, një aktivist i ekstremit të djathtë që po vuan dënimin me burg në Britani për shpërfillje të gjykatës.
Duke folur të dielën në BBC me Laura Kuenssberg, Farage e përshkroi Musk si një “mik” dhe zbuloi se ai planifikon të diskutojë “çështje të ndryshme” me të – duke përfshirë Robinson – në inaugurimin e presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump./abcnews.al