Musk i përgjigjet Kamala Harris: Ti gënjen…

schedule22:26 - 2 Shtator, 2024

schedule 22:26 - 2 Shtator, 2024

Kamala Harris publikoi se si kandidati republikan Donald Trump tha se “nëse ai rizgjedhet do të jetë një diktator që nga dita e parë”.

Miliarderi amerikan Elon Musk iu përgjigj postimit të kandidates demokrate për president Kamala Harris në X, duke e akuzuar atë për gënjeshtër.

Harris njoftoi më herët se kandidati republikan Donald Trump tha se “nëse ai rizgjedhet, ai do të jetë diktator që nga dita e parë”, duke shtuar se “demokratët nuk do ta lejojnë atë ta bëjë këtë”.

Po gënjen”, ka shkruar Musk në përgjigje të postimit të Harris.

Në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Amerikë, Elon Musk mbështeti Trumpin, i cili tha se është i gatshëm t’i ofrojë miliarderit një vend në qeverinë amerikane nëse ai fiton një mandat të ri./abcnews.al