Mushkonja tigër përhapet në Europën veriore për shkak të ndryshimeve klimatike

schedule14:51 - 22 Janar, 2024

schedule 14:51 - 22 Janar, 2024

Mushkonja tigër po përhapet në Europën veriore për shkak të ndryshimeve klimatike. Për herë të parë kjo mushkonjë u zbulua në Bruksel dhe Walloni.

Në Belgjikë, mushkonja tigër po përhapet gjithnjë e më shumë nga udhëtarët dhe nëpërmjet transportit të mallrave.

“Është e rëndësishme që të vonojmë sa më shumë përhapjen e mushkonjave tigër për aq kohë sa të jetë e mundur,” tha një entomolog në Institutin e Mjekësisë Tropikale (ITM) në AntWerp.

“Duke filluar nga maji në fillim të sezonit të mushkonjave, është gjithashtu e rëndësishme që të hiqet rregullisht uji i ndenjur nga tarracat dhe kopshtet”, shtoi ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!