Murtaja e derrit “pushton” Itali, qeveria miraton masa të reja

schedule16:49 - 17 Maj, 2022

schedule 16:49 - 17 Maj, 2022

Pas shpërthimit të murtajës së derrave të egër në Itali, autoritetet vendase janë zotuar të ndërmarrin masa të reja për trajtimin e murtajës.

Sipas gazetës Corriere della Serra, perfekti i kryeqytetit italian do të emërojë një komisar të posaçëm, i cili do të koordinojë veprimet e ndryshme në konsultim me bashkinë e Romës.

Specialistet kanë sugjeruar që shumica e derrave të egër të vriten, veçanërisht në veri të Vatikanit.

Ligji lejon që numri i derrave të egër të ulet deri në 90%.

Lexo edhe: Murtaja e derrit, BE ngre alarmin: Ndaloni eksportimin nga zona e infektuar në shtetet e tjera

Megjithatë, do të duhen të paktën tre javë që të fillojnë ndërhyrjet përkatëse.

Gjatë kësaj periudhe, në Romë ka lindur një problem i madh, derrat e egër kanë arritur deri në qendrën historike dhe në shumë parqe publike.

Shumë banorë që dalin për shëtitje me kafshët e tyre në mbrëmje janë ankuar se janë sulmuar nga derrat e egër dhe kanë arritur të largohen vetëm falë drejtuesve të makinave apo banorëve të zonës, të cilët kanë nxituar në ndihmë.

Bashkimi Evropian (BE) i ka bërë thirrje Italisë që të shpallë një sërë zonash në Romë një “zonë të kontaminuar” si pjesë e masave për të luftuar murtajën afrikane të derrave./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!