Murtaja e derrit, BE ngre alarmin: Ndaloni eksportimin nga zona e infektuar në shtetet e tjera

schedule21:09 - 16 Maj, 2022

schedule 21:09 - 16 Maj, 2022

Komisioni Evropian do të ndërhyjë me masa emergjente në Itali për shkak të murtajës së derrit të egër, të cilat do të jenë të vlefshme deri më 31 gusht.

Zonë e infektuar do të jetë edhe bashkia e Romës.

Italia “nuk do të autorizojë lëvizjen e ngarkesave të derrave të mbajtur në zonat e listuara si të infektuara dhe produkteve të lidhura me to drejt shteteve të tjerë anëtare të BE dhe vendeve të treta.”

Kjo ishte parashikuar nga vendimi Zbatues i Komisionit Evropian.

Italia duhet të ndërmarrë hapa për të krijuar “menjëherë një zonë të infektuar në lidhje me murtajën afrikane të derrave”, e cila përfshin zona të ndryshme të bashkisë së Romës.

Kjo është ajo që thuhet në Vendimin Zbatues të Komisionit Evropian 2022/746 në lidhje me disa masa urgjente kundër murtajës afrikane të derrave në Itali.

Vendimi është botuar në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian sot dhe tregon në detaje zonat e infektuara./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!