Murtaja e bagëtive nuk prek njerëzit/ Specialistët: Përhapet shpejt tek të imtat dhe shfarosen

schedule15:22 - 5 Qershor, 2025

schedule 15:22 - 5 Qershor, 2025

Murtaja e ruminantëve të vegjël është një sëmundje virale që prek bagëtitë e imta.  Infeksioni sipas specialistëve përhapet me shpejtësi dhe ka shkallë të lartë mortaliteti tek kafshët.

“Kjo është sëmundja më e transmetueshme në bagëtitë e imta me pasoja më të rënda ndoshta  ekonomike.”

Fermerët sipas specialistëve duhet  të njoftojnë shërbimin  veterinar në rastet kur  tek kafshët  vërejnë  shfaqje të këtyrë shenjave.

“Tek bagëtitë e imta karakterizohet nga temperaturë shumë e lartë,  mungese oreksi, plagë  në gojë, diarre, dobësim dhe përfundimisht  ngordhje e kafshës.  Zhvillohet në mënyrë tepër të  shpejtë.”

Murtaja e ruminantëve të vegjël nuk është sëmundje zoonotike që do të thotë se nuk transmetohet  tek njerëzit dhe nuk paraqet rrezik për shëndetin publik.  Por  veterinerë apo fermerë  që  bien në kontakt me virusin mund ta përhapin atë nga një fermë në tjetrën.

“Nuk ka problem për njerëzit që mund të kontakojnë me virusin.  Mund të jenë  transmetues mekanik me veshjet …  Duhet të dezinfektohet para hyrjes dhe pas daljes nga ferma.  “

Për të parandaluar përhapjen  e  sëmundjes specialistët iu këshillojnë fermerëve  të  respektojnë masat e biosigurisë. Të shmangin kontaktin e  deleve dhe dhive  me tufa të tjera në kullota e të kufizojnë hyrje daljet e vizitorëve në ferma.

Murtaja e  ruminantëve të vegjël  është sëmundje tipike  për Afrikën ku përdoret dhe vaksina.  Në vendin tonë  specialistët shpjegojnë se futet në grupin e sëmundjeve për tu çrrënjosur dhe  masat  përqëndrohen në eleminimin e burimeve të mundëshme të infeksionit si  asgjësimi I kafshëve të sëmura e izolimi dhe dezinfektimi I vatrave të infeksionit.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!