Murrizi: Të hetohet pasuria për çdo deputet ministër dhe kryebashkiak

schedule10:56 - 24 Qershor, 2021

schedule 10:56 - 24 Qershor, 2021

Deputeti Myslim Murrizi ka deklaruar sot në Kuvend që objekti i hetimit të ILDKP duhet të jenë të gjithë deputetët, kryebashkiakët, ministrat dhe drejtorët. Ai u shpreh se ka pasuri të pa verifikuara në letra të atyre që kanë ushtruar pushtet dhe kanë vjedhur me arrogancë në çdo cep të Shqipërisë.

“Ka ardhur koha të shihet realisht që të ngushtohet numri i atyre subjekteve për të cilët ligji duhet të ngarkojë në mënyrë të detyrueshme të deklarojnë pasuritë. Janë sot 3 mijë e 769 subjekte, për mua janë shumë, në një Inspektoriat e numër të kufizuar inspektorësh dhe administrate, çfarë kërkoj apo shoh të udhës t’ia parashtroj drejtueses së ILDKP, objekt i hetimit të pasurisë nga ky institucion duhet të jenë banorët e kësaj salle, 140 deputetë, 60 kryebashkiakë, trupa gjyqësore po e kalon nga vetingu, ministrat, drejtorët e përgjithshëm, drejtorë rajonalë.

Rreth 2 mijë. Por t’iu verifikohet, jo thjesht ca letra formale. Ka pasuri të pa verifikuara në letra, të verifikuara publikisht që hajdutllëku i atyre që kanë ushtruar pushtet, gjënë e vjedhur me arrogancë në çdo cep të Shqipërisë.

Pashë kryeministrin dje që i thoshte vëlla Zoranit. Po çfarë do bëhet me negociatat. Ata e shohin mirë që ky vend nuk është shkëputur dot nga e kaluara. Ndoqëm një komunikim të Yuri Kim me Fisartin nga Tropoja. Ajo ishte përpjekur t’i shpjegonte ambasadores se çfarë ka bërë Enveri. Të takonte Visar Zhitin. Të ishte gjallë At Zef Pllumi, do harrohej çdo Fisart. Nga Shqipëria janë arratisur në tokën e shenjtë mijëra shqiptarë. 1 mijë prej tyre janë pushkatuar në kufi”, u shpreh Murrizi. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!