Murrizi për partinë e re: Koalicion edhe me Hysni Kapon nëse do të konvertohej i djathtë

schedule13:22 - 9 Qershor, 2020

schedule 13:22 - 9 Qershor, 2020

Deputeti Myslim Murrizi këtë të martë nga studio e Abc News ka dhënë detaje në lidhje me lëvizjen e re politike që do të krijojë bashkë me deputetët e opozitës parlamentare. Murrizi në fjalën e tij ka theksuar se kjo është mënyra më e mirë për të shkuar te qytetarët në zgjedhjet e 2021.

Ndërkohë i pyetur nga gazetarja Juli Xhokaxhi nëse do të bënte koalicion me Lulzim Bashën, ai është përgjigjur se koalicion do të bënte edhe me Hysni Kapon, nëse do të konvertohej i djathtë.

LEXO EDHE: Murrizi: PS s’ka kartonët, pse s’do ta votojmë Reformën Zgjedhore

Me deputetët e tjerë të opozitës në parlament dhe të tjerë individ aktivë në politikë të pakënaqur, besoj se do të jenë në zgjedhjen e 2021, pjesë e një lëvizje dhe një listë për të vajtur tek qytetari për të provuar vetën.

Pas 15 muajsh që mbajmë mandatin jemi atakuar si deputetë pa vota, ne që nuk kemi mbështetje dhe nuk bëjmë po kërkojmë të shkojmë te votuesi, ndërsa këto baballarët e madhej  të popullit nuk e di pse kanë frikë që të shkojnë te qytetari, unë do të pranoj çdo gjykim të tyre. Këto pse tremben,politika është një zgjedhje është ankand dhe ne njëherë në katër vjet duhet ta çojmë emrin te qytetari.  

Personalisht dhe deputetët kolegë në parlament na anon eksperienca 30 vjeçare e kontributit për të qenë kundër të majtës. Komunistëve dhe qeverisë që është edhe me Hysni Kapon nëse konvertohet i djathtë , e jo më me Lulin, ose do të garojmë vetëm dhe do të futemi në fushë me lista tona për të futur në lista për tu prishur pazarin këtyre të dyve. Unë nuk kam qenë anëtar i partisë së Punës, as spiun sigurimi, dhe të shikoj sot te partia ministrin e fundit të qeverisë së Ramiz Alisë, Kastriot Islamin që dikur na thoshte do ju thyej kafkën, pranoj bajtllëkun nuk e pranoj dot refishatën.

Të gjithë kanë të drejtë të ndryshojnë, por jo të kapërcejnë ylberin,ka thënë ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!