Kryetari i grupit parlamentar Demokrat Mylsim Murrizi ka deklaruar se brenda Tetorit do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese ndryshimet në Kodin Zgjedhor nëse ato do të miratohen sipas variantit të PS. Murrizi tha se hapja e listave është prej 15 muajsh në kërkesat e opozitës parlamentare.
“Kur ti kërkon të shkelësh kushtetutën si letër bakalli. Është shumë e rëndë se të duhen 10 mijë firma për të hequr një emër të kryetarit. Edhe Ver Llapa të jetë në Gjykatë Kushtetuese do ta rrëzojë. Është në kërkesën e opozitës parlamentare prej 15 muajsh për hapjen e listave. Sot për herë të parë, unë do të kujtoj Gjiknuri që në vitet nga 97 partitë kanë qenë këtu.
Por deputet dilte ai që merrte edhe një votë më shumë. Si mund ta pengosh ti. A mund ta gjesh dot nëse Lëvizja Demokratike merr një mandat, a mund ta marrësh ti mandatin. Nëse Rama në Vlorë merr 67 mijë vota dhe ju merrni zero le të respektohet renditja. Ju keni marrë zero vota në Vlorës. i ka marrë partia. Më mirë të vish me 300 vota apo zero vota. Do ta dërgoj brenda Tetorit në Gjykatë Kushtetuese”, tha Murrizi./mv. abcnews.al