Nënkryetari i Kuvendit Myslim Murrizi ka deklaruar sot në studion e Abc News se do të çojë në Gjykatën Kushtetuese ligjin për ndryshimet në kodin penal.
Murrizi argumentoi vendimin e tij duke thënë se ky ligj erdhi si presion i presidentit Ilir Meta ndaj qeverisë, në një kohë kur legjislatura nuk e parashikon që presidenti mund të propozojë ligj.
Ai tha se në momentin e votimit të këtij ligji në Kuvend ka pasur më pak se 30 deputetë.
LEXO EDHE: “Mendojnë se jemi të gjithë hajdutë”: Murrizi shpjegon votën “kundër” në Kuvend
“Do ta ankimoj në Gjykatë Kushtetuese, unë me deputetët e grupit parlamentar demokrat. Ligji i Kuvendit thotë se presidenti nuk mund të propozojë ligj. Balla kërkoi pushim pas votimit, se kapoja i kishte dhënë urdhrin.
I kërkova Ruçit sot ta shpallë të pavlefshëm sepse ndoshta për 5 vjet do e kisha votuar edhe unë kodin. Kjo është nul dhe do shkojë në Gjykatë Kushtetuese. Meta thoshte se nuk ishte e vlefshme votimi me 82 deputetë. Ku u bënë 84 ata. Nuk kanë qenë as 30 deputetë në sallë”, tha Murrizi.