Murrizi: Mos u trembni për të ruajtur kuotat gjinore, hapni listat 100 përqind

schedule13:20 - 17 Shtator, 2020

schedule 13:20 - 17 Shtator, 2020

Nënkryetari i Kuvendit Myslim Murrizi në seancën e kësaj të enjtje ka komentuar në lidhje me debatin për hapjen e listave.

Murrizi në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit është shprehur se duhet të lejohet hapja e listave dhe të hiqet dorë nga sjellja në kuvend e personave që nuk janë të denjë.

Ai thotë se ruajtja e kuotave gjinore është thjesht një pretekst për të mos hapur listat 100 përqind pasi deputetët kanë frikë nga kandidatet femra se mos dalin përpara.

“Ju mos u trembni për të ruajtur zonjat. Ju trembeni se mos zonjat ju dalin përpara dhe ju humb krenaria false, burrërore që nuk e keni. Po ta keni ju vini në këtë sallë si burra me dy “r”. Lërini zonjat të kandidojnë se kanë kuotën e tyre. Tirana ka 35. 12 zonja të jenë nga PD e PS. Të jeni të bindur që treçerekun e zonjave të kësaj salle femrat e mundin. Ju që ju dhimbset lista e zonjave doni të mbani disa burra-femra në atë parlament. Mos u tallni me shqiptarët. Të hapim 100 përqind listat. Ta implementojmë të plotë kushtetutën në Kodin Zgjedhor. 

 Hajdeni ti hapim listat dhe ato zonja që janë dinjitoze të vijnë në këtë sallë. Ato që shqiptarët presin është që humbësit të urojë fituesin, por një gjë e  gjë e tillë nuk mund të ndodhë në një parlament ku ka një marrëveshje mes tre hajdutësh siç është kënga e Ylli Bakës, “Në një stan me tre hajdut hedhin valle tre hajdut”, ka thënë Murrizi. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!