Murrizi këshillon komisionerin e BE-së: E paske emrin si ai që unë kam qenë tifoz i çmendur

schedule17:56 - 7 Tetor, 2020

schedule 17:56 - 7 Tetor, 2020

Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi po zhvillon një vizitë në Tiranë, ndërsa mbajti një fjalim në parlamentin shqiptar. Deputeti Myslym Murrizi kishte një këshillë për zyrtarin e lartë të Brukselit.

Një këshillë për Oliverin, është që mos dëgjoni vetëm hallexhinjtë e politikës, por dëgjoni se cfarë thonë shqiptarët, që halli i hallexhinjve të politikës ka bërë që të ikin dhe të shpërndahen në 200 shtete si zogj korbi. 

I nderuar zoti Oliver, emrin e paske si ai që kam qenë unë tifoz i çmendur, portieri i Gjermanisë. Sa për suksesin e 5 qershorit, unë nuk e kam kuptuar se kush është baba ligjor.

Nëse është ndonjë burrë i mirë do ta vlerësoj, por 5 qershorit nuk po i del asnjë zot, por e quajnë si fëmijë të braktisur në brefotrof.  Ne kemi hallin e demokracisë, ju keni hallin e stabilitetit” tha ai.

Ndërkohë që Taulant Balla me batutë iu përgjigj “Myslym vetëm nëna dihet, babai nuk dihet, kështu që nuk po hyj në këtë diskutim”./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!