Murrizi: Ju që refuzoni vaksinat ruse, po t’ju kontrollosh natën ju gjen foton e Stalinit

schedule11:52 - 22 Shkurt, 2021

schedule 11:52 - 22 Shkurt, 2021

Deputeti Myslim Murrizi ironizoi vendimin për të refuzuar vaksinën ruse duke deklaruar se ata që i kanë thënë jo mbajnë në shtëpi fotografinë e Stalinit. Murrizi tha se nga foltorja e Kuvendit se prej 30 vitesh në vend vazhdon i njëjti refren me keqqeverisje ndërsa sipas tij 2 mln shqiptarë kanë zgjedhur rrugën e sikletshme për t’u anëtarësuar në BE duke emigruar.

“Prej 30 vitesh në këtë vend i njëjti refren. Prej 30 vitesh nga politika dhe keqqeverisje rreth 2  mln shqiptarë kanë gjetur rrugën më të sikletshme për t’u anëtarësuar në BE. Keni prova marramendëse dhe jeni komshinj derë më derë për pronat vjedhura.

Nuk i dashkeni ju vaksinat nga rusët ju që po të ju kontrollosh natën do ju gjesh foto të Stalinit. Nuk i dashkeni ju vaksinat e rusëve dhe dilni si eskortë për dy tenxhere vaksinash”, tha Murrizi./mv.abcnews.al