Deputeti Myslim Murrizi ka replikuar me ministren Elisa Spiropali në lidhje me koalicionet për zgjedhjet e 25 Prillit. Murrizi ironizoi Spiropali duke thënë se ai ka ardhur në Kuvend me kontribut ndërsa ajo ka ardhur duke qëlluar me kovë partinë e saj.
“Ti ke ardhur në këtë sallë duke i gjuajtur partisë tënde me kova nga lëvizja Mjaft, Unë kam ardhur si kontribuues në këtë sallë. Unë zonja Spiropali i shkoj shqiptarëve dhe nuk e mbaj kokën mbrapa. Unë habitem sepse ju keni qeverisë me një pjesë të tyre.
Unë nuk marr përsipër të jemi qeveria e Enver Hoxhës. Ne bëjmë denoncime. Të garantoj o Elisë se do i marr votat. Unë dëgjoj edhe andej ku je gocë dhe atje ku ke shkuar nuse. E di çfarë thoni ju”, tha Murrizi./mv.abcnews.al