Murrizi me kritika ndaj Berishës: E gjithë kryesia e Lulit është aty, ç’është kjo grykësi? Hap partinë

schedule18:02 - 3 Qershor, 2022

schedule 18:02 - 3 Qershor, 2022

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, ish-deputeti Myslim Murrizi i’a ka thënë në sy kritikat Sali Berishës. Ai i ka bërë thirrje ish-kryeministrit që të hapë partinë.  Sipas tij vota ishte e orientuar duke bërë të zgjidheshin të gjithë përfaqësuesit e mëparshëm të Lulzim Bashës.

Murrizi: Kam parë anëtar që kanë anatemuar procesin. Nëse fitohet vota nëpërmjet Whatsapp jemi të pabesueshëm para demokratëve. Nëse e mendoni që 6 marsi na solli në pushtet unë them se nuk e kemi kaluar lumin. Sa nga të gjithë këta të votuarit nëpërmjet Whataspp bëjnë atë që thotë Berisha. Janë të mirë, por për çfarë për miq, apo krushq. Çfarë është kjo grykësi që këta që kandiduan për kryesi i’a shohim emrat sot prapë për sekretariate. Po të ketë ndonjë gjë për këshill të Evropës do shkojë për Këshill të Evropës. Me të njëjtët njerëz.  Miq që takoj përditë më thonë “me Lulin dhe Gazin e keni pasur betejën?” E gjithë kryesia e Lulit aty është prapë.

Të shikojmë se si votoi ai Këshilli Kombëtar. Unë nuk besoj që qenkemi kaq pa sens politik sa Bardh Spahisë i jep Shkodra 20 mijë vota, ne këtu 200 veta nuk e zgjedhim kryesinë. Po të ishte kështu do ishte fatkeqësi për Këshillin Kombëtar. Pse s’është zgjedhur? Ka qenë votë e orientujar. Se kujt i është bërë mirë që qershia mbi tortë i 6 marsit Bardh Spahia nuk u votëbesoka brenda këtij Këshilli Kombëtar.

S’kam asgjë me të, por duhet ta shikojmë. Nxirrni, bëni thirrje nesër për protestë, sa njerëz vijnë nga pas. Në fund të fundit politika është përfaqësim. Unë e di që ëndërroni të gjithë për parlament, lërini të flasin, pa lekë e kemi të folurën…Çfarë vlerë ka që je anëtar Kryesisë pa votues.

Partia Demokratike zhvillon sot zgjedhjet për plotësimin e strukturave të saj. Këshilli i PD pritet të votoje me votim te fshehte kandidaturat e miratuara ne mbledhjen e Kryesisë së PD për Sekretarin e Përgjithshëm, Nënkryetarët dhe Sekretariatet e PD. Anëtarët e Këshillit do të firmosin për prezencën e tyre manualisht dhe elektronikisht. Menjëherë në mbyllje te votimit te fshehte, numërimi do të bëhet ne mënyrë transparente për publikun dhe median. Secila flete votimi do të shfaqet ne ekran dhe rezultati do të jetë në kohë reale./abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!