Murrizi ftesë Xhafajt: Bashkohu me partinë time të përzëmë herësin e pështirë të Damian Bylykbashit

schedule11:42 - 16 Mars, 2021

schedule 11:42 - 16 Mars, 2021

Deputeti Myslim Murrizi i ka bërë ftesë socialistit Fatmir Xhafaj, të renditur i 23-ti në listën e kandidatëve për Tiranën, që të bashkohet me partinë e tij Lëvizja Demokratike Shqiptare për të përzënë “herësin e pështirë të Damian Bylykbashit”.

Në fjalën e tij në Kuvend, Murrizi deklaroi se opozita dhe qeveria bëjnë sikur sulmojnë njëri tjetrin në sy të publikut dhe bashkëpunojnë për ndarjen e pushtetit.

“Xhafën e pashë dje në një dalje publike me fanellën e të ndjerit Michale Jordan. Nuk ke nevojë për fanellën e tij, se sa ta marrin vesh shqiptarët do votojnë Majkon. Të ftoj të bashkohesh me Murrizin në vendimin e Gjykatës Kushtetueses për t’iua prishur numrin e fanellave të Majkos.  Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesë padinë e Lëvizjes Demokratike Shqiptare.

Të ftoj për të përzënë herësin e pështirë të Damian Bylykbashit. Taulant hajde pas meje dhe thuaji emigrantëve. Detyroje Celibashin e Dushkut që ata që janë regjistruar të kenë mundësi të votojnë.

Natën mblidheni si kingat, si zogjtë. Dy ministrat tuaj dhe dy ish ministrat tuaj dhe bëni llogaritë kujt do i japim llokmën. Në 30 vite keni qeveris bashkë si kingat. Këta bëjnë sikur zihen dhe kur i fton Rexhep Mejdani në ditëlindje bëjnë sikur kanë qenë dashnorë të përhershëm”, tha Murrizi./mv.abcnews.al