Muriqi te Fenerbahce? Veprimi i bashkëshortes tregon gjithçka

schedule12:51 - 29 Tetor, 2021

schedule 12:51 - 29 Tetor, 2021

Vedat Muriqi është gjithmonë e më larg Lacios. Futbollisti kosovar u transferua gjatë merkatës së verës të vitit 2020, dhe deri tani pas më shumë se një viti nuk ka arritur të lërë gjurmë në kampionatin italian.

Shumë zëra e lidhin Muriqin me një rikthim të mundshëm te ish-klubi i tij turk.

Klubi i Fenerbahce është gati për ta rimarrë sulmuesin në huazim gjatë merkatës së janarit.

Por këto zëra duket se i vulos edhe bashkëshortja e saj teksa nuk ka nguruar të postojë një foto në “insta-story”, ku shikohej një kronikë në mediat turke që flasin për një kalim të 27-vjeçarit te Fenerbahce.

Këtë foto ajo e ka shoqëruar me një këngë turke teksa kënga titullohet “Ëndrra ime”.

Kaq ka mjaftuar që tifozët të mendojnë se gjithçka mund të jetë e vërtetë. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!