Muriqi shqiptari i radhës te Lazio, Fenerbahce e zëvendëson me “ish”-in e Interit

schedule14:18 - 8 Qershor, 2020

schedule 14:18 - 8 Qershor, 2020

Vedat Muriqi (15 gola këtë sezon) do të luajë në Serie A sezonin e ardhshëm. Igli Tare i ka paraqitur një ofertë prej 20 milion eurosh Fenerbahces, që ka vendosur të pranojë propozimin e Lazios. Klubet po merren me detajet e fundit dhe shumë shpejt pritet të vijë zyrtarizimi i akordit.

Bomberi dardan është rritur shumë nga sezoni në sezon. Një biznes i mirë për Fenerbahce, që pagoi 3.5 milion euro verën e kaluar te Rizespor, klub që do të përfitojë edhe 3 milion euro të tjera, pasi ruajti 15% të kartonit të sulmuesit.

Drejtuesit e klubit nga Stambolli, nuk kanë humbur kohë dhe kanë piketuar pasuesin e lojtarit shqiptar. Sabah raporton se ai është George Puscas, ish-sulmuesi i Interit. 24-vjeçari i kombëtares rumune, është pjesë e Reading në Championship.

Sport.ro konfirmon që negociatat kanë nisur dhe janë në rrugë të mbarë. Fenerbahce është gati të bëjë një ofertë serioze për klubin anglez dhe Puscas do të jetë me shumë gjasa zëvendësuesi i Muriqit në majën e sulmit të “gjigantit” turk. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!