Muriqi protagonist, ndihmon Fenerbahcen dhe mposht ish-ekipin e tij

schedule20:32 - 29 Dhjetor, 2019

schedule 20:32 - 29 Dhjetor, 2019

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, vazhdon të bëjë paraqitje shumë të mira në kampionatin turk të futbollit. Bomberi dardan luajti  90 minuta në takimin kundër ish-ekipi të tij, Rizespor, madje dhe asistoi golin e dytë dhe të fitores për skuadrën e tij.

Fenerbahce triumfoi 1-2 në transfertë përballë Rizespor dhe ishte pikërisht Muriqi ai që dha pasimin e fundit në atë supergol të brazilianit Jailson.

Ky i fundit gjuan fort nga jashtë zone dhe realizon një nga golat më të bukur të vitit, për t’i dhënë fitoren e radhës ekipit të tij në kampionatin turk të futbollit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!