Fenerbahce vijon të rezistojë për Vedat Muriqin. Sulmuesi dardan, autor i 15 golave në Turqi sezonin e fundit, kërkohet me ngulm nga Lazio. Klubi nga Roma ka ofruar para dhe një lojtar të bindur turqit, por ende nuk ka marrëveshje.
Fenerbahce është e vendosur që ta shesë vetëm për 20 milion euro dhe po shfrytëzon edhe interesimin e Fiorentinës. “Muriqi bën Lazion dhe Fiorentinën të luftojnë”, shkruan sot Corriere Dello Sport, që e ka vecuar këtë lajm në faqen e parë.
Në të shkuarën për Muriqin janë lakuar klube të ndryshme në Premier League, mes tyre edhe Tottenham që drejtohet nga Jose Mourinho. E sigurt është që sulmuesin sezonin e ardhshëm nuk do të luajë më në Turqi. /abcnews.al