Vedat Muriqi është huazuar në LaLiga te Mallorca, skuadër me të cilën ka debutuar me gol në kampionat. Sulmuesi ka folur së fundmi dhe tregon problemet që pati në Itali, pa bërë me faj klubin e Lazio.
“Në Seria A kishte më shumë barazi se në kampionatin turk. Që në fillim të sezonit unë u dëmtova dhe më pas më zuri COVID-i. Unë vuajta prej kësaj, sepse nivelet e Lacios ishin të larta dhe nuk mund të arrija shokët e mi të skuadrës”,
“Shumë herë unë nuk kisha fat, por është e vërtetë që kur ata më dhanë mundësinë nuk shkoi shumë mirë. Ata nuk paguan 20 milionë për asgjë.
Unë shënoja gola në Turqi dhe me përfaqësuesen e Kosovës. Mund të shpenzosh 100 milionë në një lojtar, por kur dëmtohesh, nuk mund të luash ashtu siç pretendon. Ky është futbolli”, ka thënë Muriqi. / abcnews.al