Nuk ishte e lehtë të luante pas zhgënjimit dhe kritikave që shoqëruan humbjen e Kosovës në finalen e play off të “Botërorit 2026”. Dhe aq më shumë, kur rivalë kishte Real Madrid.
Por të gjitha këto nuk e penguin Vedat Muriqin për të marrë një rol protagonisti në fitoren e madhe të Mallorca në La Liga.
Sulmuesi “dardan” vendosi triumudin 2-1 të skuadrës së tij kundër madrilenëve, duke nxjerrë këta të fundit jashtë garës për titull.
Pas pjesës së parë të mbyllur me epërsinë e vendasve falë realizimit të Morlanes, pas pushimit, Real Madrid gjeti barazimin vetëm dy minuta nga fundi i kohës së rregullt.
Eder Miliato ndali topin në rrjetë, duke sfumuar shpresat e të zotëve të shtëpisë për fitore.
Por në nisje të shtesës, Muriqi I dha madrilenëve goditjen e KO, duke I dhuruar skuadrës së tij tre pike jetike në misionin për të shpëtuar sezonin.
Për “Piratin” ky ishte realizimi i 19 sezonal, duke ngushtuar diferencën me Mbape që kryeson garën për “Kepucën e Artë” në La Liga me 23 gola.
Më shumë se kaq, ky gol është edhe një revansh i vogël personal ndaj të gjithë atyre që e kritikuan pas ndeshjes me Kosovën…


