Muriqi: Dua titullin me Fenerbahcen, nuk dua të flas për kartonin e kuq!

schedule19:06 - 19 Janar, 2020

schedule 19:06 - 19 Janar, 2020

Vedat Muriqi, sulmuesi i Fenervahce, ishte protagonist absolut mbrëmë në takimin kundër Gaziantep. Bomberi dardan asistoi golin e parë, shënoi të dytin dhe u ndëshkua me karton të kuq në atë fitore 0-2. Për faqen zyrtare të Fenerbahce, Muriqi preku disa tema.

“Ishte shumë e rëndësishme për mua dhe për shokët e skuadrës që të dilnim fitues nga kjo sfidë. Mendimi ynë i vetëm është të fitojmë kampionatin. Fokusohemi vetëm në fushë.

Nuk kemi mendime të tjera. E kam kuptuar se disa njerëz pas ndeshjes më kritikuan për kartonin e kuq, por nuk dua të flas për këtë gjë. Nuk ka nevojë të flitet për këtë gjë. Kur je në fushë, shpeshherë rrëmbehesh nga emocionet dhe ndëshkohesh.

Do ndëshkohesha me karton të kuq edhe pas golit, pasi isha gati të hiqja fanellën. Mendoj se janë momente që të rrëmbejnë emocionet. Duam kampionatin e 29-të dhe jemi të fokusuar vetëm tek arritja e këtij objektivi”, u shpreh Muriqi./abcnews.al

Muriqi duke festuar golin e tij mbrëmë

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!