Luis Muriel shënoi një gol shumë të bukur sot në barazimin 1-1 që morri Atalanta në fushën e Udineses. Goli i tetë në tetë ndeshjet e fundit për sulmuesin kolumbian dhe i 11-ti sezonal në Serie A.
29-vjeçari foli për mediat pas takimit që u luajt në Friuli, duke vlerësuar vendasit. Muriel dha një koment edhe për takimin e radhës në kampionat ndaj Milanit (23 janar).
“Përballjet me ekipet që luftojnë për mbijetesë janë shumë të vështira, pasi ata japin gjithçka në fushë. Nuk është kurrë e lehtë të gjesh hapësira ndaj këtyre skuadrave.
Provuam me çdo mënyrë të shënonim golin e dytë, por ishte e vështirë dhe nuk ia dolëm. Milan? Shkojmë për pikë në San Siro. E dimë që na pret një duel i komplikuar.
Por edhe ne jemi të fortë. Do të shkojmë atje për të luajtur futbollin tonë, të dy ekipet do të zbresin në fushë për fitore“, deklaron Luis Muriel. /abcnews.al