Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Muriç ndal “zonjën e vjetër”/ Portieri i Kosovës pret penallti, dhe Juventus ndalet në shtëpi

schedule13:55 - 22 Mars, 2026

schedule 13:55 - 22 Mars, 2026

U mendua se këto makthe ishin lënë pas.

Tifozët e Juventusit ishin të bindur se skuadra e tyre e zemrës do të arrinte fitoren e radhës në Serinë A, për të forcuar pozitat në Champions, por gjithçka shkoi keq dhe fajtor ishte pikërisht një shqiptar.

Arijanet Muriç, portieri I përfaqësueses së Kosovës, priti penalltinë e gjuajtur nga Lokateli dy minuta para përfundimit të ndeshjes, dhe Sasuolo mori barazimin 1-1 në Torino.



Gardiani I “dardanëve” ishte kaq lart saqë Seria A nuk pati asnjë dyshim, por e shpalli lojtarin më të mirë të ndeshjes.

Jo vetëm kaq, por në rrjetet sociale, përtej kritikave të ashpra për “Zonjën e Vjetër”, pati edhe komplimente sipërore për të.

“Muriç më I mirë se Bufoni”, ishte njëri prej tyre.

Sa për Juventusin, tifozët dhe mediat nuk patën aspak mëshirë.

E përditshmja torineze, “Tutosport” titullon se “kështu po flakim tek gjithçka”, duke theksuar se rrezikohet vendi në Champions sezonin e ardhshëm.

E të mendosh se gjithçka nisi shumë mirë, kur Kenan Jildiz kaloi piemontezët në epërsi në 14’.

Më pas u krijuan dhe u shpërdoruan disa raste, dhe ligji I futbollit veproi I ashpër.

Sasuolo barazoi në 54’ kur shënoi Pinamonti.

Për fat të keq, u shkatërrua edhe momenti I bukur I kthimit në fushë të sulmuesve Milik e Vlahoviç që kanë qenë të dëmtuar, ndërsa trajneri Luçiano Spaleti është vënë në diskutim.

Juventusi luajti shumë më mirë sesa miqtë, por fitorja nuk u arrit dhe sezoni rrezikon të dështojë plotësisht.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!