Muric: Ja si e pësova golin e parë, tifozët çekë thirrën kore raciste

schedule23:10 - 14 Nëntor, 2019

schedule 23:10 - 14 Nëntor, 2019

Arijanet Muric kreu disa pritje të bukura përballë Çekisë, por goli i parë mund të ishte evituar. Avantazhi i Atdhe Nuhiut nuk u mbajt dot dhe Kosova doli pa pikë nga transferta e sotme, duke i dhënë fund shpresave për t’u kualifikuar.

Portieri i Kosovës, pjesë e Nottingham Forest, foli pas ndeshjes së humbur në SuperSport Kosova. 21-vjeçari shpjegon golin e parë të Çekisë, teksa zbulon se pati edhe thirrje raciste nga tifozët çekë.

Sonte Çekia ishte e aftë, bënë presing lart dhe nuk i përballuam dot.  Goli i parë? Nuk e pashë topin, lojtarët u munduan ta bllokonin dhe e pashë vonë. Tifozët çekë? Kanë thënë gjëra raciste në gjuhën e tyre, por ne reaguam si profesionistë. Nuk i dëgjova saktësisht se çfarë thanë“, përfundon Muric.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!