Murataj: 2017-ta ishte themeli i një bashkëfajësie, hapja e listave në këto zgjedhje pozitive

schedule10:16 - 22 Janar, 2021

schedule 10:16 - 22 Janar, 2021

Juristi Erion Murataj e ka cilësuar si themelin e një bashkëfajësie kundrejt një marrëveshje që askush nuk mori asgjë zgjedhjet e vitit 2017.

I ftuar në “Abc e mëngjesit” gjatë bashkëbisedimit me gazetarin Enkel Demi, Murataj theksoi se ndryshimet në Kodin Zgjedhor në këto zgjedhje tha se ndonëse e cunguar hapja e listave është një hap pozitiv.

“2017 është themeli i një bashkëfajësie kundrejt një marrëveshje që askush nuk mori asgjë. Ligji zgjedhor, ne vërejmë një vijueshmëri të mos ndryshimit cilësor. Ka elementë që këtë herë e përkeqësojnë situatën. Por ka elementë pozitivë sado e e cunguar, hapja  e listave. Të ushtrosh demokracinë e drejtpërdrejtë është jo vetëm e drejtë, por edhe detyrim që ata që merren me politika ta ofrojnë.

Një nga aktorët kryesorë të vrasjes së frymës në Shqipëri është politika. Klasa politike shqiptare e ka shumë të vështirë të kalojë veten. Lufta më e madhe që kemi përpara është lufta me vetveten.

Unë mendoj se hapja e listave sado e cunguar jep shtresë. Të ndryshosh elita nuk do të thotë që të vendosësh një njeri të lexuar. Unë mendoj se ndryshimi i elitave ka gjithashtu nevojë për frymë dhe në fund të ditës si mund ta ndryshojmë elitën nëse nuk është e pëlqyer nga publiku”, tha ai.

Më tej juristi tha se së fundmi është vënë re një ngjalle fryme tek elektorati gri.

“Elektorati gri është diku te 30%. Për shkak të angazhimeve në punë, ka njerëz që thonë a ekziston mundësia që të mos votojmë partinë por kandidatin. Mundësia mund të ekzistojë teorikisht në momentin që do të shikojmë draftin final të fletës së votimit , që do të thotë në rast se do të kemi detyrimin e votuesit të votojë njëherë subjektin zgjedhor që mund të jetë parti, koalicion dhe pastaj kandidatin nominalisht, nuk ekziston. Në rast se do të kemi pesë grupime, ku poshtë do të kenë renditur kandidatët dhe në rast se voton kandidatin atëherë ke votuar edhe koalicionin zgjedhor. Unë nuk e di sa do jetë vullneti politik për tu realizuar në KQZ. Këto ditë kam pasur një ngjalle frymë te elektorai gri”, deklaroi ai. g.v/abcnews.al