Murale për Nedim Bajramin/ Futbollisti i kombëtares nderohet në qytetin e Tetovës

schedule14:43 - 14 Qershor, 2025

schedule 14:43 - 14 Qershor, 2025

Ishte ky momenti që frymëzoi. Ka kaluar gati një vit që kur Nedim Bajrami realizoi golin e tij rekordmen ndaj Italisë, më të shpejtin ndonjëherë në fazat finale të Kampionatit Europian, dhe qyteti i lindjes vendosi ta respektonte fort.

Në Tetovë u përurua një murale gjigande për nder të futbollistit të kombëtares shqiptare, në një ceremoni ku morën pjesë një numër i madh qytetarës, vetë Bajrami si dhe kryetari I Bashkisë, Bilal Kasami.

Lojtari I talentuar I Shqipërisë ishte një nga më të mirët në Europian, dhe po ashtu ndër kryesorët në kualifikimin e ekipit përfaqësues në turneun që u mbajt verën e kaluar në Gjermani.

Shënoi gola të bukur, të cilët u shpallën ndër më të mirët e eliminatoreve nga ana e UEFA-s.

Bajrami luajti për disa sezone në Itali, fillimisht me Empolin dhe pastaj me Sasuolon, ndërsa edicionin e kaluar kaloi në Skoci te klubi më I madh në vend, Glazgou Rejnxhërs.

Ai realizoi dy gola dhe shërbeu një asist në Premier Ligën skoceze, ndërsa gjithsej pati 5 rrjeta e 5 pasime për gol në të gjitha konkurrimet në vend dhe në Europë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!