Ndërsa përshkoni rrugën nga Vlora në Orikum përpara do t’ju shfaqën firmëtarët e Pavarësisë së Shqipërisë.
Të 40 bashkë do të jenë në një murale. Puna ka nisur. Autori Bledar Çakalli I kthyer disa vite më parë nga emigrimi tregon arsyen që e shtyu për realizmin e kësaj murale.
“Të rinjtë njohin vetëm Ismali Qemalin e Isa Boletinin”, shprehet autori i muraleve.
Muralja vjen si një kontribut i shqiptarëve nga të gjitha trevat.
Por a do të jetë gati kjo murale për 28- 29 nëntor?
“Nuk erdha të bëhem patriot për një ditë. Do të përfundojnë në muajin dhjetor”, ka thënë ai.
Vendi i zgjedhur për këtë murale, rruga kombëtare nga Vlora në Orikum, pranë fshatit Jonufra është një prej segmenteve me qarkullimin më të dendur në këtë qytet.
/abcnews.al/