Mungon vetëm zyrtarizimi, Tirana gjen pasuesin e Julian Ahmatajt

schedule08:16 - 20 Shkurt, 2024

schedule 08:16 - 20 Shkurt, 2024

Tashmë mungon vetëm zyrtarimi nga ana e klubit. Pas shkarkimit të Julian Ahmatajt, nga stoli i rekordmenëve të Superiores, bordi i këtyre të fundit ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij, teksa në krye të pankinës së “Bardhebluve” të Tiranës do të vijë një emër jo pak i njohur për 26 herë kampionët e Shqipërisë.

Bëhet fjalë për ish-mbrojtësin, Erbim Fagu, i cili përveç se ka kaluar jo pak sezone, si lojtar, te Tirana, në sezonin 2021-2022 ishte pjesë e stafit të teknikut, Orges Shehi, teksa njëkohësisht drejtonte edhe skuadrën U21, të “Bardhebluve”. Fagu rikthehet në kryeqytet pas një “aventure” te skuadra e DËS Amsterdam, klub i cili militon, në ligat më të ulëta, të futbollit në Hollandë.

Sa i përket këtij sezoni, 36-vjeçari bëhet tekniku i tretë i Tiranës këtë sezon, pas shkarkimit të Orges Shehit dhe Julian Ahmatajt, ndërkaq pritet që debutimi i këtij të fundit, të vijë që këtë të martë, me “Bardheblutë” e Tiranës, që do të sfidojnë Teutën, në përballjen e parë çerekfinale, të Kupës së Shqipërisë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!