Janë orët e fundit të merkatos së janarit dhe lëvizje surprizë po ndodhin.
Marash Kumbulla, i destinuar për t’u larguar nga Roma, duket se është shumë pranë transferimit te klubi i tij i ri.
Sipas raportimeve nga Italia, Kumbulla mund të quhet praktikisht lojtari më i ri i Sassuolos, aty ku do të gjejë edhe shokun e kombëtares, Nedim Bajramin.
Roma në fakt dëshironte ta shiste totalisht kartonin e Kumbullës, por dëmtimet e tij kanë bërë klubet e interesuara të ishin skeptikë dhe të kërkonin huazimin.
Në orët e ardhshme, qendërmbrojtësi shqiptar pritet të kryejë vizitat mjekësore dhe të zyrtarizohet më pas te Sassuolo./h.ll/abcnews.al