Lorenzo Insigne do të largohet drejt Torontos në verë, pasi ka zgjedhur të vazhdojë karrierën e tij në MLS pas largimit nga skuadra e Napolit.
Me italianit tashmë të larguar, drejtuesit e Napolit nuk kanë qëndruar duar kryq dhe kanë gjetur edhe zëvendësuesin e tij. Bëhet fjalë për Khvicha Kvaratskhelia.
Gjeorgjianit i përfundon kontrata në qershor me Dinamo Batumi, teksa sipas “Sportmediaset” raportohet se lojtari ka kryer vizitat mjekësore në Itali, ndërsa pritet të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare nga ku do të përfitonte 1.5 milionë euro neto në sezon, teksa pritet vetëm zyrtarizimi i kësaj marrëveshje.
21-vjeçari do të vihet nën urdhrat e Luciano Spalletit më 1 korrik, teksa tek skuadra e Napolit shpresojnë që gjeorgjiani të jetë zëvendësuesi ideal i Insigne në stadiumin “Maradona”. /f.a/abcnews.al