Tashmë gjithçka ndahet nga hedhja në letër e firmës, teksa më në fund janë konfirmuar “thasheshemet” e një marrëveshjeje sponzorizimi, mes “zikaltërve” të Inter dhe kompanisë prestigjioze ajrore, “Qatar Airways”.
Gjithçka pritet të vendoset, kur kontrata mes Inter dhe sponsorit aktual, kompanisë filmike, “Paramount+” të skadojë dhe të mos ketë hapësirë rinovimi, duke i lënë vendin kështu “gjigandëve” të Katarit, të cilët janë dhe sponsori zyrtar i një sërë klubesh me emër në Evropë.
Ndërkaq, përsa i përket “shpërblimeve” monetare, Inter pritet të fitojë minimalisht, 25-30 milionë euro në sezon, nga sponsori i radhes, rritje kjo e konsiderueshme për klubin italian, i cili aktualisht paguhet plot 15 milionë euron në sezon, si dhe merr 5 milionë euro të tjera, në formë bonusesh. /i.m /abcnews.al