Mungon vetëm zyrtarizimi, “EURO 2028” mund të zhvillohet në Britaninë e Madhe dhe Irlandë

schedule12:15 - 5 Mars, 2022

schedule 12:15 - 5 Mars, 2022

Nisur nga situata e krijuar mes Rusisë dhe Ukrainës ka bërë që “Euro 2028” mund të zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Republikën e Irlandës.

Sipas “Daily Mail” Turqia me shumë mundësi do ta tërheqë kandidaturën për të organizuar EURO 2028, pasi dështoi më parë me EURO 2016 dhe EURO 2024. Rusia as mund të merret në konsideratë, pas përjashtimit nga FIFA dhe UEFA.

Në këto kushte opsionet e vetme janë Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda me UEFA-n që mund të shpallë fituesin në shtatorin e vitit 2023, pasi ato t’i plotësojnë të gjitha kushtet për të organizuar “Euro 2028”.

Federatat e Anglisë, Skocisë, Uellsit, Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës njoftuan për konkurrimin muajin e kaluar, duke mos tentuar Kupën e Botës 2030.

Deri më 23 mars UEFA pret të tjera kandidatura për EURO 2028 dhe gjasat janë që të mos ketë, ndërsa EURO 2024 dihet që do të zhvillohet në Gjermani. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!