Mungon vetëm firma, Jasir Asani gati të nisë aventurën e re në La Liga

schedule18:16 - 27 Qershor, 2024

schedule 18:16 - 27 Qershor, 2024

Tashmë mungon vetëm firma, për ta quajtur zyrtare. Anësori i sulmit të Kombëtares, Jasir Asani është gati për një rikthm të madh në Evropës, teksa pritet të largohet, nga koreanët e Gëangju, menjëherë sapo të përfundojë, Kampionati Evropian i futbollit, Euro 2024, me 29-vjeçarin nga Shkupi, i cili e ka prerë tashmë “biletën” e tij.

Sipas raportimeve më të fundit të prestigjiiozes spanjolle, “AS”, Asani do të transferohet në LaLiga, aty ku u pret skuadra e Las Palmas, ekip që këtë sezon siguroi mbijetesën në elitën spanjolle dhe bordi i këtyre të fundit e pëlqen jo pak stilin e lojës, të “Legjionarit” dhe ka vendosur t’i ofrojë fillimisht një kontratë 2-vjeçare.

Megjithatë, spanjollja “AS”, nuk është e vetmja që konfirmon këtë lajm, pasi disa media të lidhura me klubin e Gëangju, në Korenë e Jugut kanë konfirmuar gjithashtu transferimin dhe kanë ritheksuar faktin se gjithçka do të mbyllet sapo të mbarojë Evropiani. /i.m /abcnews.al