Fëmijët e fshatit Mbyet në Fier edhe këtë vit do ta përshkojnë në këmbë rrugën për në shkollë.
Të mërkurën bashkë me prindërit ata dolën në protestë dhë kërkuan një mjet transporti.
Institucioni arsimor ku do të marrin dije ndodhet 4 kilmotra larg, por rruga e pashtruar është e rrezikshme për të vegjlit.
“Ka 10 vjet, shkojnë në këmbë, i marrin prindërit. Dikush shkon vetëm se i shkon prindi në punë, ikën vetë, rruga është e ngushtë.”
Shqetësimi është më i madh gjatë dimërit ku fëmijët duhet të ecin në këmbë edhe pëgjatë ditëve të ftohta dhe me shi.
“Shi, borë, breshër, në këmbë. Edhe në këmbë që shkojmë është e rrezikshme, sepse nuk ka as trotuar. Nuk ke ku ta kalosh fëmijën atje, se do ruhesh, për makinat, rruga e ngushtë.”
Me problemin janë njohur edhe përfaqësues të bashkisë dhe zyrës arsimore, por zgjidhje nuk kanë gjetur.
“Na kanë thënë shkoni te drejtoria. Shkuam te drejtoria, na mbajtën me gënjshtra.”
Shkolla e fshatit Mbyet për shkak të mungesës së kushteve, por edhe numrit të ulët të femijeve u mbyll disa vite më parë dhe që atëherë fëmijët detyrohen të përshkojnë në këmbë 4 kilometra deri në shkollën e qytetit./abcnews.al